Izraeli sulmon Iranin, disa raketa e godasin Teheranin - NACIONALE

Izraeli sulmon Iranin, disa raketa e godasin Teheranin

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Izraeli ka nisur atë që e ka quajtur “sulm parandalues” kundër Iranit.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka deklaruar shpalljen e një “gjendjeje të veçantë dhe të përhershme emergjence” në të gjithë territorin e Izraelit.

Ai theksoi se operacioni ushtarak kishte si qëllim “largimin e kërcënimeve kundër Shtetit të Izraelit”, duke lënë të kuptohet se autoritetet izraelite besojnë se ekzistonte një rrezik i afërt nga ana e Iranit.

Sipas mediave iraniane, disa shpërthime janë dëgjuar në qendër të Teheranit, si dhe në pjesët veriore dhe lindore të kryeqytetit. Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve Fars News Agency raportoi se disa raketa kanë goditur zonën e njohur si “Republika” në Teheran.

Lajme të ngjashme