Izraeli përvetëson 800 hektarë në Ultësirën e Jordanisë, i shpall tokë shtetërore - NACIONALE

Izraeli përvetëson 800 hektarë në Ultësirën e Jordanisë, i shpall tokë shtetërore

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Izraeli ka përvetësuar rreth 800 hektarë tokë në Ultësirën e Jordanisë, duke i shpallur tokë shtetërore, që do të thotë se ajo tani mund të përdoret për projekte zhvillimore.

Shpallja e tokës si pronë izraelite do ta lejojë ndërtimin e qindra njësive të banimit si dhe një zonë të dedikuar për industri dhe tregti, raportoi televizioni publik “Kan TV”.

Vendimi u mbikëqyr nga ministri i Financave, Bezalel Smotrich, i cili gjithashtu shërben si zyrtar brenda Ministrisë së Mbrojtjes, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Shpallja e kësaj toke si pronë e shtetit është “çështje e rëndësishme dhe strategjike”, sipas ministrit.

“Përderisa janë ata në Izrael e në botë që synojnë ta minojnë të drejtën tonë për Judean dhe Samarian dhe për vendin në përgjithësi, ne e promovojmë lëvizjen e vendbanimeve me punë të madhe e në një mënyrë strategjike në mbarë vendin” – shtoi ministri izraelit.

Lajme të ngjashme