Izraeli ia dhuron “Handikos”-it 70 karroca për fëmijët me aftësi të kufizuara
Ambasada e Izraelit në Kosovës sot ia ka dhuruar Qendrës së Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara “Handikos” 70 karrocave për personat me nevoja të veçanta.
Në ceremoninë e dhurimit të këtij donacioni, ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv, ka deklaruar se se këto karroca janë të dedikuara enkas fëmijët e kësaj qendre.
Kurse, drejtori i kësaj i qendre, Afrim Maliqi, u shpreh se personat me aftësi të kufizuara nuk marrin asnjë shërbim institucional.
“Këto karroca do t’u shërbejnë fëmijëve me aftësi të kufizuara, si në Prishtinë, por edhe gjithandej Kosovës. Do ta bëjmë shpërndarjen e tyre, gjithë fëmijëve të cilëve u përshtaten. Sot personat me aftësi të kufizuara, si fëmijët, si të rriturit, nuk marrin as pajisje ndihmëse, as shërbime tjera institucionale, përpos shërbimeve sociale nga organizatat e ndryshme joqeveritare edhe ndonjë mbështetja financiare që e marrin si kompensim mujor për mbulimin e shërbimeve të tyre ditore... Personat me aftësi të kufizuara dhe familjarët e tyre janë grupi më optimistë, përkundër asaj që janë grupi më i varfër dhe rrezikuar në vendin tonë”, ka thënë Maliqi.