Izraeli i paralajmëron njerëzit në jug të Libanit që të largohen nga caqet e Hezbollahut - NACIONALE

Izraeli i paralajmëron njerëzit në jug të Libanit që të largohen nga caqet e Hezbollahut

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, tha të hënën se forcat e vendit të tij do të kryejnë më shumë sulme “të gjera dhe precize” në Liban.

Ai i paralajmëroi njerëzit që të largohen nga caqet e Hezbollahut “për sigurinë e tyre”, raporton televizioni BBC.

Kur u pyet nga gazetarët për një pushtim të mundshëm tokësor nga forcat izraelite, Hagari tha se Izraeli “do të bëjë çfarëdo që është e nevojshme” për t’i rikthyer banorët e evakuuar të pjesës veriore të Izraelit në shtëpitë e tyre.

Të dielën, Hezbollahu hodhi raketa më thellë në territorin izraelit.

Përderisa grupi i armatosur më parë ka thënë se do të luftonte derisa të arrihej një armëpushim në Gaza, nënkomandanti i tij, Naim Qassem, tha në funeralin e një komandanti të lartë të vrarë nga Izraeli në Bejrut javën e kaluar se një “betejë me fund të hapur e llogaritjes” tashmë kishte nisur.

Lajme të ngjashme