Izraeli i intensifikon sulmet, 11 të vrarë në një fshat të Libanit
Izraeli ka nisur një valë intensive të sulmeve në pjesët jugore dhe lindore të Libanit, pasi ishte zotuar për shtimin e veprimeve ushtarake kundër Hezbollahut.
Ushtria izraelite tha se ka goditur më shumë se 100 zona të infrastrukturës e luftëtarë në atë që ishte njëra nga netët më të rënda me bombardime që nga hyrja në fuqi e një armëpushimi të ndërmjetësuar nga ShBA-ja në mesin e prillit, raporton televizioni BBC.
Sulmet në fshatin Mashghara, në Ultësirën Bekaa, lanë të vrarë 11 njerëz, përfshirë dy fëmijë, tha Ministria e Shëndetësisë e Libanit. Ushtria tha se kishte goditur zona ku ishte identifikuar “aktivitet terrorist”.
Këto zhvillime ndodhën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, that ë hënën se kishte dhënë udhëzime për “ta shtypur pedalen edhe më fort” në shënjestrimin e Hezbollahut.
Armëpushimi është shkelur në mënyrë të përsëritur nga të dyja palët, duke i rrezikuar bisedimet e ndërlikuara për përfundimin e luftës mes ShBA-së, Izraelit e Iranit.