Izraeli e vret në Hebron 16-vjeçarin palestinez, Ibrahim Al-Khayyat
Një adoleshent palestinez u qëllua për vdekje nga ushtria izraelite në qytetin e Bregut Perëndimor, Hebron, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë.
Ministria e Shëndetësisë e Autoritetit Palestinez e identifikoi 16-vjeçarin e vrarë palestinez si Ibrahim Abdel Fattah Al-Khayyat, shkruan gazeta “The Times of Israel”.
Kjo ministri tha se i riu “u vra nga zjarri i armëve nga ushtria pushtuese në Hebron”.
Ushtria izraelite nuk pati koment të menjëhershëm.