"Iu revanshuan shqiptarëve", Maloku tregon pse serbët i bojkotuan institucionet e Kosovës
Sipas analistit Maloku, bojkotimi i institucioneve të Republikës së Kosovës nga ana e serbëve sot në fakt paraqet një revansh të tyre ndaj shqiptarëve.
Maloku ka kujtuar se në vitet 90-ta, LDK-ja nuk kishte pranuar të merrte pjesë në zgjedhjet e Serbisë, duke kontestuar zgjidhjen e presidentit serb Slobodan Millosheviq.
Sipas tij, kjo tregon se serbët e kanë ndërmarrë këtë veprim për të krijuar një situatë të ngjashme me atë të viteve të 90-ta në shenjë revanshi politik.
Ai tha se zgjedhjet e mbajtura sot janë vetëm improvizim dhe se zgjidhja i mbetet politikës, jo KQZ-së apo Policisë.