“Iu ka humbur dërrasa”: Zogiani “harron” fushën e financave, kritikon ashpër gjykatat
Zëvendësministri i Financave, Avni Zoginia, ka injoruar për pak kohë fushën e përgjegjësisë së tij në kabinetin qeveritar.
Ai është marrë me fushën e drejtësisë, duke e kritikuar punën e gjykatave në Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, Zogiani ka shkruar se problemi i gjykatave nuk është respektimi i afateve, por mungesa e sjelljes së drejtësisë.
“Qe racionali i monitoruesëve të pavarur mbi gjykatat, thonë, afati prej 120 ditëve për një rast mund të mos jetë i mjaftueshëm, gjë që qëndron. Mirëpo, problemi me gjykatat në Kosovë nuk është fare tejkalimi i këtij afati, por është mos-sjellja e drejtësisë në kurrfar afati, sepse ka raste shumë kur gjykimet zgjasin deri në një dekadë. Problemi është te neglizhenca e qëllimshme dhe selektive, ndërkohë që dihet qartazi që raste të rëndësishme ku subjekt janë njerëz të politikës zvarriten me vite. Pra, me drejtësinë nuk jemi fare në këtë situatën ku diskutimi është kalimi i afatit prej 120 ditëve dhe diskutimi në këtë pikëvështrim vetëm sa mbron praktikat abuzive të sistemit të drejtësisë përgjithësisht dhe gjykatave veçanarisht!”, ka shkruar Zogiani.
Problemet komplekse më fushën e drejtësisë, ai është munduar ta shpjegon me një batutë.
“Situata në gjykata mund të shpjegohet më mirë me një batutë kur oftamologu pyet pacientin "a po e shef këtë vijën në dërrasë të zezë", e pacienti pyet: në cilën dërrasë?! Pra, këtyre iu ka humbur dërrasa, e monitoruesit e sistemit të drejtësisë po diskutojnë për vijën në dërrasën e zezë!”, ka shkruar zëvendësministri.