Iu gjetën armë, fishekë e thikë, lirohen në procedurë të rregullt dy të mitur - NACIONALE

Iu gjetën armë, fishekë e thikë, lirohen në procedurë të rregullt dy të mitur

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Skenderajt janë arrestuar dy të dyshuar të mitur, pas një kontrolle të detajuar, ku u janë gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë me tetë fishekë dhe një thikë.

Njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj kanë arrestuar dy persona të dyshuar për “Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Arrestimi i dy të dyshuarve të moshës së mitur është realizuar pasi tek te njëjtit gjatë kontrolleve të detajuara u janë gjetur dhe konfiskuar: një armë pistoletë me tetë fishek dhe një thikë.” – thuhet në raportimin e Policisë së Kosovës.

Sipas PK, pas intervistimit dy të miturit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Pas intrevistimit, me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale ,,Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. – thuhet në raport.

Lajme të ngjashme