Iu dogj vetura serbit që i ktheu tabelat në RKS, Policia jep detaje - NACIONALE

Iu dogj vetura serbit që i ktheu tabelat në RKS, Policia jep detaje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se një qytetari serb i është djegur vetura sot pas mesnate.

I njëjti dje i kishte konvertuar tabelat nga ilegale, në këto RKS.

Lajmin e ka konfirmuar për Nacionalen edhe Besim Hoti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për pjesën veriore.

“Po, vetura ka qenë në tabela RKS. Duket që dje i ka konvertuar tabelat personi në fjalë”, ka thënë Hoti për Nacionalen.

Ky është rasti tretë që serbëve që i kthejnë tabelat në RKS, iu djegen veturat.

Lajme të ngjashme