Italia uron pavarësinë e Kosovës, përmend kontributin e ushtarëve të vet “për sigurinë e Kosovës” - NACIONALE

Italia uron pavarësinë e Kosovës, përmend kontributin e ushtarëve të vet “për sigurinë e Kosovës”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarrella, ka uruar Kosovën në Ditën e Pavarësisë, në një letër drejtuar Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Më tej, në letër, presidenti italian kërkon hapa në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, në mënyrë që, “të realizohet objektivi strategjik të integrimit të plotë të Kosovës në Bashkimin Evropian”.

Për më tepër në urim përmenden edhe “kontributi i palëkundur (i Italisë)...për sigurinë e Kosovës”.

Lajme të ngjashme