Italia e kënaqur me vendimin e Qeverisë Kurti për mallrat serbe: Lëvizje kyçe për integrim rajonal
Ambasada e Italisë në Kosovë ka reaguar në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për lejimin e mallrave serbe në Kosovë.
Italia ka shkruar në “X” se është e kënaqur me këtë vendim të Qeverisë Kurti II.
“Italia është e kënaqur që sheh Qeverinë e Kosovës duke hapur pikëkalimin në Merdar për mallrat nga Serbia. Është një lëvizje kyçe për integrimin rajonal të parashikuar nga Procesi i Berlinit dhe një hap më afër integrimit në BE i inkurajuar nga Plani i Rritjes. Një qasje shumë palëshe për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve shpërblehet”, thuhet në reagimin e ambasadës në platformën “X”.
🇮🇹 is pleased to see 🇽🇰 Government opening the #Merdare crossing point for goods from 🇷🇸. It is a key move for regional integration foreseen by #BerlinProcess and a step closer to 🇪🇺 integration encouraged by #GrowthPlan. A multilateral approach to resolving disputes pays off! pic.twitter.com/Te5esVxW1T
— Italy in Kosovo (@ItalyinKosovo) October 8, 2024