Istog: Vdes një qytetar, e zuri lisi teksa po priste dru në pyll
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Istog.
Atje dy burra kishin shkuar në pyll për të prerë dru. Megjithatë, gjatë kësaj kohe, një lis është rrëzuar degët e së cilit i kanë goditur dy personat.
Për pasojë, njëri ka vdekur në vendin e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Raportohet se dy viktimat meshkuj kosovar, deri sa kanë qenë duke pre dru në pyll, gjatë rrëzimit të një lisi, janë goditur nga degët e lisit dhe si pasoj të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit prej viktimave, ndërsa tjetri dërgohet në spitalin e Pejës për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.