Istog: I dyshuari e ekspozon armën midis restorantit, arrestohet e më pas lirohet - NACIONALE

Istog: I dyshuari e ekspozon armën midis restorantit, arrestohet e më pas lirohet

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Një rast i çuditshëm ka ndodhur në Istog.

Atje, një i dyshuar e ka nxjerrë armën midis restorantit duke e ekspozuar. Është arrestuar, e më pas liruar.

POSEDIM I PA AUTORIZUAR I ARMËS

Istog/30.04.2026-14:35 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti gjersa ishte duke qëndruar në një restorant kishte ekspozuar një armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar arma. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme