Istog: Burri e sulmon gruan me të cilën bashkëjeton, prindi i të dyshuarit gjuan me armë në ajër për vit të ri - NACIONALE

Istog: Burri e sulmon gruan me të cilën bashkëjeton, prindi i të dyshuarit gjuan me armë në ajër për vit të ri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një rast i dhunës në familje është raportuar nga Policia e Kosovës në Istog.

I dyshuari e ka sulmuar gruan me të cilën bashkëjeton. Në natën e njëjtë, prindi i të dyshuarit gjuajti me armë për vitin e ri.

Njoftimi:

Istog 02.01.2025 – 21:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe e ka kanosur me armë, viktimën femër kosovare me të cilën ishte duke bashkëjetuar prej disa ditësh. Po ashtu, dyshohet se prindi i të dyshuarit ka shtënë me të njëjtën armë zjarri (në ajër) në natën e ndërrimit të mot-moteve. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar pistoletën e cila dyshohet se është përdorur. Nuk raportohet për lëndime, viktima me dëshirën e saj është kthyer tek familja e saj. Me urdhër të prokurorit ndaj prindit të dyshuarit është iniciuar rasti për përdorim të armës dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari për dhunë në familje, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme