Ismet Haxha: Më kishte informuar policia për atentatin ndaj meje - NACIONALE

Ismet Haxha: Më kishte informuar policia për atentatin ndaj meje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjatë vitit 2021, Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë kishte marrë informacione për atentat ndaj kryeministrit Kurtit, deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti si dhe Ismet Haxhës, ish epror i UÇK-së.

E për këtë ka folur Ismet Haxha, i cili për portalin Mitropol ka thënë se ishte informuar nga Policia për këtë vrasje të planifikuar, më pak se para një viti.

“Mu m’ka informu policia në këtë drejtim, më pak se para një viti. Nuk e di arsyen pse kanë dashtë me më vra, e as nuk kam pranu ndonjë kërcënim më parë”, tha Haxha.

Lajme të ngjashme