Ismaili viziton Veselin në Hagë: Duke bërë përgatitjet e fundit për vendimin e madh për lirinë e çlirimtarëve tanë
Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka treguar që sot e ka vizituar ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.
Ai ka bërë me dije se besimi në drejtësi mbetet i palëkundur, ashtu si qëndresa për të vërtetën.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se është takuar edhe me ekipin mbrojtës të Veselit për përgatitjet e fundit për vendimin e madh për lirinë e çlirimtarëve.
“Në Hagë, vizitë Kadri Veselit. Me ekipin mbrojtës të tij, duke bërë përgatitjet e fundit për vendimin e madh për lirinë e çlirimtarëve tanë. As kjo padrejtësi e fundit ndaj historisë sonë nuk e zbeh dinjitetin e atyre që i shërbyen lirisë së Kosovës. Besimi në drejtësi mbetet i palëkundur, ashtu si qëndresa për të vërtetën”, ka shkruar ai.