Ismaili publikon listën e kandidatëve për asamble: Kanë vullnet për ta bërë Prishtinën qytet që funksionon
Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Ura Ismaili, e ka publikuar listën e kandidatëve për asamble në këtë komunë për zgjedhjet e 12 tetorit.
Ai ka bërë me dije se kjo listë përbëhet nga qytetarë aktiv nga çdo lagje e Prishtinës.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se këta njerëz i njohin problemet e qytetit dhe e kanë vullnet të bashkëpunojnë për ta bërë Prishtinën një qytet që funksionon.
“Sot e kam nderin ta prezantoj ekipin tim që do t’ju përfaqësojë në Asamblenë e Prishtinës. Një listë me qytetarë aktiv nga çdo lagje e Prishtinës që i njohin problemet e qytetit dhe e kanë vullnetin të bashkëpunojnë për ta bërë Prishtinën një qytet që funksionon. Kliko në ëëë.kohaperprishtinen.com dhe na u bashko edhe ti. Prishtina ka nevojë për njerëz që nuk rrijnë anash”, ka shkruar Ismaili.