Ismaili: Mos na krahasoni me VV, ne kemi qeverisur më mirë dhe me plot suksese - NACIONALE

Ismaili: Mos na krahasoni me VV, ne kemi qeverisur më mirë dhe me plot suksese

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyrtari i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë se partia e tij ka qeverisur më mirë sesa Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit.

Ismaili për Pressing të T7, ka thënë se PDK ka shënuar më shumë suksese gjatë qeverisjes së saj dhe e ka akuzuar Lëvizja Vetëvendosje për afera korruptive.

Krahasimi është i padrejtë, ne do të qëndrojmë në debate me Lëvizjen Vetëvendosje. Ju garantoj se ne do të dalim shumë më të përgjegjshëm që e kemi respektu ligjin më shumë, po flasim për ne jemi në studiu. Kemi ndalur afera korruptive shumë më të mëdha sesa këta janë duke i kriju, por ka qenë klima e tillë”, ka thënë ai.

Unë mendoj që nuk jemi të njëjtë, mendoj që ne qeverisjet tona kanë qeverisur më mrirë dhe me shumë suksese”, ka thënë tutje Ismaili.

Lajme të ngjashme