Ismaili me fjalë të mëdha për kandidaten e PDK-së: Aurora angazhohet për mbrojtjen e interesave të grave
Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, ka lavdëruar kandidaten për deputete të Aurora Berisha, e cila në listën zgjedhore të PDK-së e mbanë numrin 68.
Ajo ka bërë me dije se Aurora Berisha është një e re e cila ëndërron të ardhme më të mirë për Kosovën.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se Berisha angazhohet në mënyrë konstruktive dhe zëshëm në interesin e grave në Kosovë.
“Me Aurorën, sot rastësisht jemi veshur me ngjyrë të njëjtë. Por me bindje dhe përkushtim të plotë në veprim jemi të veshura në ngjyrimin e boshtit politik të Partia Demokratike e Kosovës - PDK për të çuar përpara interesa vitale të shoqërisë sonë. Aurora nuk është një e re e cila vetëm ëndërron të ardhme më të mirë, por një e re që angazhohet në mënyrë konstruktive dhe zëshëm në interesin e grave. Suksese Aurora!”, ka shkruar Ismaili.
Edhe Besa Ismaili është kandidate e PDK-së për deputete. Numri i saj në listën zgjedhore është 41.