Ismaili: Kurti ka dashur president që s’e rivalizon fare – që s’ka mendim të vetin
Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka synuar president që nuk e rivalizon politikisht dhe që nuk ka qëndrime të pavarura për çështjet kryesore të vendit.
Sipas tij, Kurti nuk ka dashur në krye të shtetit një figurë me peshë të veçantë politike, intelektuale dhe kombëtare.
“Ka dashur president që nuk e rivalizon fare, që nuk ka mendim të vetin mbi politikën e jashtme, që nuk ka mendim të vetin mbi politikën e brendshme. Pra, nuk ka dashur një person që e rivalizon intelektualisht, kombëtarisht, si dhe në pozicion. Prandaj edhe i ka propozuar njerëzit që i ka propozuar”, deklaroi Ismaili në "Pressident" të T7.