Ismaili: Kurrë më shumë se sot s’kemi pasur nevojë ta gjejmë të vërtetën e pastër të vlerave tona - NACIONALE

Ismaili: Kurrë më shumë se sot s’kemi pasur nevojë ta gjejmë të vërtetën e pastër të vlerave tona

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Në tubimin përmbyllës të Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 28 dhjetorit, numri dy i listës së kësaj partie, Uran Ismaili, u bëri thirrje qytetarëve që “të shikojnë nga vetvetja” dhe të rikthehen te vlerat që, sipas tij, e kanë ndërtuar rezistencën dhe lirinë e Kosovës.

Ismaili theksoi se vendi, më shumë se kurrë, ka nevojë për një rikujtim të “të vërtetës së pastër” të identitetit dhe trashëgimisë kolektive.

“Kurrë më shumë se sot nuk kemi pasur nevojë të shikojmë nga vetvetja dhe ta gjejmë të vërtetën e pastër të vlerave tona. Vlera që burojnë nga jehona shekullore të burrave dhe grave, që në këtë toke mbollën farën e rezistencën dhe sollën lirinë në këtë vend. Lidhja jonë me këto vlera shpërfaqët më së miri në fjalimin e kryeministrit Thaçi gjatë pavarësisë kur tha: ‘Duke ndjerë zemrën e stërgjyshërve tanë’.”

Lajme të ngjashme