Islami tallet me analistët që e përkrahin pushtetin: Duhet të dekorohen nga Presidentja
Analisti Dardan Islami është tallur me analistët, të cilët njihet si përkrahës të pushtetit.
Duke ironizuar, ai ka shkruar se presidentja e vendit, Vjosa Osmani, duhet t`i dekorojë ata për kontributin që kanë dhënë në kundërshtimin e “Zajednicës”.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se pa kontributin e tyre ka mund të bëhet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.
“Nominoj nje grup Levrekesh, per nga nje dekorat nga Vjollca, pa kta rrezik ish bo Zajednica? Ramapaja, Xhevdet Pozhari, Ylli Hoxha, Blerim Gashi, Krenar Shala, Gazmir Raci. Faleminderit qe na keni argetu ne keto kohra te veshtirra, jeni te mrekullushem! Urime suksese!”, ka shkruar Islami.