Islami ironizon: Vuçiqin e këshillonte Tony Blair, Albinin e këshillonte Shkëlzen Gashi
Analisti Dardan Islami ka ironizuar me ish-këshilltarët e kryeministrit Albin Kurti.
Ai ka bërë një krahasim në mes të ish-këshilltarëve të presidentit të Serbisë dhe ish-këshilltarëve të Kurtit.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Vuçiqin dikur e këshillonte ish-kryeministri britanik Tony Blait, ndërsa kryeministrin Kurti e ka këshillonte Shkëlzen Gashi.
“Vuqiqin e kshillojke Tony Blair,Albinin e kshillojke Shkelzeni i Pressingut”, ka shkruar Islami.