Ishte zhdukur me të fejuarin e saj, gjendet 15 vjeçarja nga Prizreni - NACIONALE

Ishte zhdukur me të fejuarin e saj, gjendet 15 vjeçarja nga Prizreni

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Në raportin e Policisë së Kosovës, është raportuar se është gjetur 15 vjeçarja, që disa ditë më parë ishte zhdukur me të fejuarin e saj 25 vjeçar.

I dyshuari është arrestuar, përderisa viktima 15 vjeçare është dërguar tek familja e saj.

“BASHKËJETESË JASHTË MARTESORE ME PERSONIN NËN 16 VJEÇ | Prizren 25.07.2022-09:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka marr viktimën femër kosovare dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin personi i dyshuar është arrestuar, ndërsa viktima është lokalizuar dhe dërguar te familja. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Lajme të ngjashme