Ishte në listën e SPAK-ut, arrestohet personi i shumëkërkuar në Prishtinë
Një person i shumëkërkuar nga autoritetet shqiptare është arrestuar sot në Prishtinë.
Arrestimi i tij është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.
Zëdhënësi bëri të ditur se aksioni është zhvilluar nga njësitë e specializuara të policisë.
“Ju konfirmoj se sot në orët e pasditës në Prishtinë, Policia e Kosovës, konkretisht FAST-ILECU ka realizuar një operacion në mbeshtetje edhe të njësive speciale”, tha Hoxha.
Siç raporton Paparaci, personi i arrestuar është Arben Lamçe. Ai kërkohej edhe nga SPAK-u shqiptar.