“Ishte hajgare”: Kraki nuk beson që Konjufca e ka sulmuar Osmanin
Nezir Kraki nga Guxo, ish-deputet i Vetëvendosjes, e ka cilësuar si “hajgare” ofendimin që ministri në detyrë, Glauk Konjufca, ia bëri ish-presidentes Vjosa Osmani.
Kraki në Pressing citohet të ketë thënë se “nuk beson që Konjufca e ka paramenduar këtë si sulm”.
“Atë që e tha nuk e di kontekstin, por dikush e ka përmend prej publikut termin frizerkë, Glauku ka reagu si humor. Nuk besoj që Glauku e ka paramendu si sulm këtë replikë. Ishte komplet si një lloj hajgare”, ka thënë ai.