Ish-zyrtari i AKI-së: Kosova duhet t'i evidentojë ndërhyrjet e Serbisë brenda vendit
Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka thënë se Kosova duhet të evditentoj ndërhyrjet e Serbisë brenda vendit dhe qëllimet që janë të ndërlidhura me Rusinë.
“Kosova duhet që të loboj jashtëzakonisht më shumë, duhet që të ketë një fushatë të fuqishme diplomatike informuese dhe evidentuese për nevojat që Kosova të jetë anëtare e të gjitha organizatave rajonale dhe ndërkombëtare, sidomos të atyre të sigurisë dhe të njëjtën kohë të evidentoj ndërhyrjet që po i bënë Serbia brenda Kosovës dhe qëllimet që janë të ndërlidhura me Rusinë. Pra duhet një evidentim tepër i saktë, tepër i qartë dhe si të tilla do ta bëjnë dallimin mes Kosovës që është pro perëndimore dhe Serbisë që është pro ruse.” – ka thënë ai për EO.
Ramadani ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në organizatat e sigurisë, do të garantonin sigurinë kombetare të Kosovës.
“Gjasat mund të rriten atëherë kur Kosova bashkë me partnerët ndërkombëtar do të organizojnë një fushatë informuese diplomatike gjithë shoqërore dhe gjithë institucionale, pra nuk bëhet fjalë vetëm për një dikaster civil por në kuptimin e përgjithshme. Anëtarësimi i Kosovës në organizata rajonale dhe ndërkombëtare të sigurisë, Interpol, Europol, rruga apo hapat me konkret drejtë NATO-së do të siguronin sigurinë kombëtare, do të garantonin sigurinë kombëtare të Kosovës. Ndërkaq aspektet e kriminalitetit, krimit të organizuar dhe të tjera do të mbetshin sfida sikur për shtet e tjera.” – ka thënë ai.