Ish-zëdhënësi i NATO-s: Nuk dua të vdes pa e parë Kosovën si pjesë të NATO-s
Ish-zëdhënësi i NATO-s në kohën e bombardimeve në Kosovë, Jamie Shea, ka shprehur dëshirën e tij të madhe që sa më shpejt ta shoh Kosovën pjesë të NATO-s.
Ai ka vlerësuar se nuk dëshiron të vdes pa e parë Kosovën të jetë pjesë e NATO-s.
Në një intervistë për emisionin “Interaktiv” në KTV, ai ka thënë se kësaj aleance i duhet më shumë imagjinatë kur bëhet fjalë për anëtarësimin e Kosovës.
“Do të isha sigurisht shumë i irrituar nëse e lë këtë botë pa e parë Kosovën si pjesë të NATO-s dhe mendoj se kjo gjë do të ndodhë. Mendoj se Aleancës së NATO-s i duhet më shumë imagjinatë kur bëhet fjalë për Kosovën”, ka thënë Shea.