Ish-ushtari i UÇK-së i arrestuar në Maqedoni me kërkesë të Serbisë dërgohet në paraburgim ekstradues për 30 ditë - NACIONALE

Ish-ushtari i UÇK-së i arrestuar në Maqedoni me kërkesë të Serbisë dërgohet në paraburgim ekstradues për 30 ditë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Blerim Ramadani, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Nerodimës, është dërguar në paraburgim esktradues prej 30 ditësh, njoftuan mediat shqiptare në Maqedoni të Veriut.

Arrestimi tij erdhi me urdhër nga Serbia dhe u krye nga Ministria e Punëve të Brendshme të RMV-së.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet sot rreth rastit të Ramadanit, për çka tha se Ministria e Drejtësisë së Kosovës është në komunikim me autoritetet maqedonase.

“Ministria e jonë e Drejtësisë dhe jo vetëm janë në komunikim me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, me sektorët përkatës atje në mënyrë që të marrin vesh më shumë për shtetasin e Kosovës, i cili po mbahet në paraburgim atje”, ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme