Ish-ushtari i UÇK-së e quan “qenef” Shkëlzen Gashin: Ti dhe 90% e burrave keni ikur nga lufta - NACIONALE

Ish-ushtari i UÇK-së e quan “qenef” Shkëlzen Gashin: Ti dhe 90% e burrave keni ikur nga lufta

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ushtari i UÇK-së, Ali Sefaj, i ka reaguar ashpër Shkëlzen Gashi, i cili mbrëmë në emisionin “Pressing” e ka pyetur ish-eprorin e UÇK-së, Fatmir Humollin, se pse UÇK-ja nuk i ka mbrojtur civilët gjatë luftës nga forcat serbe.

Ai ka thënë UÇK-ja nuk ka qenë NATO, por një guerile e përberë prej djemëve dhe vajzave që kanë qenë në gjendje të vdesin për lirinë e Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar 90 për qind e burrave dhe djemve të aftë për luftë kanë ikur.

“Qenef. UÇK nuk ka qenë NATO po djem dhe vajza me pak armatim dhe municion, kanë luftu dhe vdekur për lirinë e Kosovës! Sepse 90% burrave dhe djemve te aftë për luftë kanë vendos me ikë në kule dhe dimia e mos me luftu, duke shpresu qe kanë me pshtu. Jo veç qe kanë ikë, por kanë qenë pengesë për masovizim të UÇK-së dhe e kanë sha dhe vazhdojnë me sha UÇK-në qe 26 vjet!”, ka shkruar Sefaj.

Lajme të ngjashme