Ish-presidentja e Zvicrës për Kosovën: Është një vend i vështirë për t’u qeverisur - NACIONALE

Ish-presidentja e Zvicrës për Kosovën: Është një vend i vështirë për t’u qeverisur

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-presidentja e Zvcirës, Micheline Calmy-Rey për mediumin SWI swissinfo.ch ka thënë se do ta kishte shumë të vështirë që të qeveriste tash me Kosovën.

Ajo ka përmendur tensionet me Serbinë teksa ka thënë se Kosova është në rrugën e duhur.

Në Kosovë, sidomos në verë, kudo shihni targa zvicerane – dhe diaspora kosovare bën shumë për vendin. Por nuk mund të flas për qeverinë aktuale zvicerane. E di që jemi të pranishëm në Kosovë për të ofruar ndihmë, por nuk e di përmasat dhe zonat”.

Megjithatë, besoj se Kosova është në rrugën e duhur. Pengesa kryesore e saj është tensioni me Serbinë. Po të isha kryeministër i Kosovës sot, do ta kisha shumë të vështirë ta qeverisja këtë vend.” – ka thënë ajo

Në veri të Kosovës, ku popullsia është kryesisht serbe, ekziston një sistem social paralel. Tekstet shkollore ofrohen nga Serbia. Disa komuna refuzojnë të pranojnë autoritetin e Prishtinës”.

Tutje ajo ka përmendur edhe kryediplomatin Josep Borell dhe të dërguarin e BE-së, Mirosllav Lajçak, duke thënë se vijnë nga vende mosnjohese.

Është një vend i vështirë për t’u qeverisur. Bashkimi Evropian ndërmjetëson mes Serbisë dhe Kosovës, por udhëheqësit e tij – përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak, dhe shefi i politikës së jashtme, Josep Borrell, për shembull – vijnë nga vende që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.” – ka thënë Calmy-Rey.

Lajme të ngjashme