Ish-presidenti Thaçi feston nga Haga ditëlindjen e nënës, i bashkohet familjes përmes një videolidhjeje - NACIONALE

Ish-presidenti Thaçi feston nga Haga ditëlindjen e nënës, i bashkohet familjes përmes një videolidhjeje

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është bashkuar familjes së tij sot përmes një videolidhje, për të festuar datëlindjen e nënës së tij.

Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit” ka bërë të ditur se edhe pse në distancë, Thaçi ishte i pranishëm në festë për nënën e tij, e cila nesër mbush 85 vjet.

“Nga Haga, presidenti Hashim Thaçi i është bashkuar me videolidhje në pasditën e sotme festës së familjes në Burojë për ditëlindjen e nënës së tij, e cila nesër i bënë 85 vjet. Edhe pse në distancë, emocionet janë gjithmonë të njëjta”, thuhet në njoftimin e tyre.

Kujtojmë se Thaçi është duke u mbajtur në paraburgim në Hagë pasi që po akuzohet për krime lufte.

Lajme të ngjashme