Ish-pjestarit të Njësisë Speciale i caktohet paraburgimi në Serbi
Ish-pjestarit të Njësisë Speciale të Kosovës, Arbnor Spahiu i është caktuar një muaj paraburgim në Serbi.
Avokati Arianit Koci ka thënë se punën që nuk po e bënë shteti i duhet ta bëjë tash ai.
E plotë:
Arbnor Spahiut, ish-zyrtarit policor të Njësisë Speciale Operative (NJSO), pas dy ditësh ndalimi, sot i është caktuar masa e paraburgimit njëmujor në Serbi.
Ky vendim është i padrejtë, i motivuar politikisht dhe pa asnjë provë apo bazë faktike.
Kërkoj angazhim të drejtpërdrejtë të shtetit të Kosovës – jo vetëm nga Ministria e Jashtme dhe Zyra Ndërlidhëse në Beograd – por edhe reagim të qartë dhe publik nga Kryeministri dhe Presidentja e vendit.
Sepse asnjë qytetar i këtij vendi nuk guxon të lihet vetëm, kur përsekutohet padrejtësisht.
Punën që nuk po e bën shtetit i Kosovës - po më duhet ta bëj une.
P.S.
Nesër nisem drejt Suboticës.