Ish-nënkryetarja e Lumir Abdixhikut bëhet këshilltare e Albin Kurtit - NACIONALE

Ish-nënkryetarja e Lumir Abdixhikut bëhet këshilltare e Albin Kurtit

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se e ka emëruar së këshilltare të tij Shqipe Mjekiqi, e cila dikur ishte nënkryetare e LDK-së.

Kreu i qeverisë ka bërë me dije se ajo do të kontribuojë me ekspertizën e saj në politikë të jashtme dhe marrëdhënie ndërkombëtare.

“Në ekipin tim si Kryeministër, nga sot u bashkua Shqipe Mjekiqi, për të kontribuar me ekspertizën e saj në politikë të jashtme dhe marrëdhënie ndërkombëtare. Ishte kënaqësi të bashkëbisedojmë mbi nevojat e Kosovës në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, të arriturat tona socio-ekonomike dhe vlerat demokratike, zhvillimet politike në vendin tonë e në rajon dhe situatën e sigurisë”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

“Shqipe Mjekiqi ka mbaruar studimet e doktoraturës në Shkenca Politike në Trinity College Dublin, Masterin në politikat e Bashkimit Evropian në London School of Economics dhe studimet bazë në Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës”, ka shkruar ai.

Kur Lumir Abdixhiku ishte zgjedhur në krye të LDK-së, Shqipe Mjekiqi ishte emëruar nënkryetare e LDK-së.

Në mars të vitit 2023, Mjekiqi kishte njoftuar se ishte larguar nga LDK-ja.

ka dhënë dorëheqje të martën nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Lajme të ngjashme