Ish-ministri Latifi merr pjesë në Kongresin e Kolegjit Amerikan të Kirurgëve - NACIONALE

Ish-ministri Latifi merr pjesë në Kongresin e Kolegjit Amerikan të Kirurgëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ministri Rifat Latifi po merr pjesë në Kongresin e Kolegjit Amerikan të Kirurgëve, si kryetar i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës.

“Jemi tejet të nderuar që Kolegji i Kirurgëve të Kosovës është pjesë e kësaj ngjarjeje madhështore, duke qenë se Kongresi i rregullt vjetor i ACS-së është ngjarja më e rëndësishme e organizatës lidere në botë në fushën e kirurgjisë”, thuhet në njoftimin e Kolegjit.

"Me shumë krenari po ju njoftojmë se sivjet për herë të parë Kosova përmes Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës po merr pjesë si e barabartë me shtetet tjera në Kongresin e Kolegjit Amerikan të Kirurgëve, dhe po përfaqësohet nga Kryetari i saj, Prof. Dr. Rifat Latifi.Gjatë ceremonisë së hapjes, që po mbahet në këto momente në San Diego, Kaliforni, e cila është ngjarje impozante me porosinë qëndrore “Të shërojmë të gjithë, me aftësi dhe besim” po bëhet edhe pranimi i 2355 kirurgëve, si anëtarë të ri në ACS", thuhet tutje në njoftim.

Lajme të ngjashme