Ish-ministri Gashi: Vjosa Osmani e ka marrë për dore Albin Kurtin dhe e ka dërguar në Amerikë - NACIONALE

Ish-ministri Gashi: Vjosa Osmani e ka marrë për dore Albin Kurtin dhe e ka dërguar në Amerikë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ministri i Diasporës, Dardan Gashi, ka folur për vizitën e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani në SHBA.

Gashi në Debat Plus ka thënë se Osmani e ka negociuar vizitën e Kurtit, pasi ky i fundit nuk pëlqehet nga SHBA-ja.

“Në realitet Vjosa e ka marrë dhe e ka dërgua Kurtin në Amerikë. Vjosa Osmani e ka marrë për dore Albin Kurtin dhe e ka dërguar në Amerikë. Edhe me Kushtetutë Vjosa është shefe e Albinit. Vjosa diqysh e ka negociua këtë punë pasi Amerikanët nuk e duan Kurtin. Pse nuk shkoi Kurti i vetëm në Amerikë”, ka thënë ai.

Ish-ministri ka folur edhe për marrëveshjet që mund të diskutohen atje, duke përmendur atë për Manastirin e Deçanit dhe marrëveshjen e Asociacionit.

Lajme të ngjashme