Ish-kryetari i Apelit: E panevojshme vizita e Sveçles dhe Haxhiut tek vila e Radojiçiqit - NACIONALE

Ish-kryetari i Apelit: E panevojshme vizita e Sveçles dhe Haxhiut tek vila e Radojiçiqit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kanë zhvilluar sot vizitë tek vila e kryeterroristit, Milan Radojiçiq, e cila u sekuestrua nga Policia e Kosovës.

Këtë vizitë e ka pa si të pa nevojshme, ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala.

Shala në Rtv Dukagjini ka thënë se kjo çështje nuk duhet të politizohet pasi puna e madhe është kryer nga prokuroria e gjykata dhe se Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara ose të Konfiskuara që funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë të Kosovës nuk do mund të afrohej atje pa vendimin e gjykatës.

“Nuk ka pas nevojë Haxhiu të shkojë atje, prokuroria e gjykata e kanë kryer punën, agjencia nuk do ishte afruar atje pa vendimin e gjykatës, mirë që kanë shkuar, por nuk duhet të politizohet kjo çështje.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme