Ish-kryetar i VV-së në Llap: Pse Dita e Çlirimit s’është e përfshirë në kalendarin e festave zyrtare?
Ajet Potera, ish-kryetar i Qendrës së LVV-së në Podujevë, ka shkruar një status, në të cilin ka shtruar një pyetje.
Pyetja e Poterës lidhet me Ditën e Çlirimit të Kosovës.
Potera ka pyetur se pse nuk është e përfshirë kjo ditë në kalendarin e festave zyrtare të Kosovës.
“Është e papranueshme që një datë kaq thelbësore dhe domethënëse, që përfaqëson sakrificën dhe luftën e popullit të Kosovës për liri, të mos jetë pjesë e kalendarit zyrtar të festave shtetërore” – ka shkruar Potera, ndër të tjera.