Ish-kryediplomatja: Kosova të hapë zyrën ndërlidhëse në Ukrainë - NACIONALE

Ish-kryediplomatja: Kosova të hapë zyrën ndërlidhëse në Ukrainë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka kërkuar nga institucionet kosovare që të hapin një zyre ndërlidhëse në Kiev të Ukrainës.

Ajo ka thënë se edhe pse janë bërë dy vite, MPJ nuk ka bërë ndonjë hap për thellimin e raportove me shtetet njohëse dhe inicativa të tjera.

Haradinaj-Stublla ka thënë se Kosova përmes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore do të duhej të kërkonte nga Ukraina që të hapë Zyre Ndërlidhëse.

Shkrimi i saj i plotë:

KOSOVA TË HAPË ZYRE NDËRLIDHËSE NË KIEV TË UKRAINËS

Edhe pas 2 vitesh, shohim se MPJ nuk ka strategji lobimi për mirëmbajtjen dhe thellimin e raporteve bilaterale ekzistuese me shtete njohëse, e as iniciativa të reja për të filluar një komunikim të thjeshtë bilateral me shtete mosnjohëse.

Për shembull, MPJ do të duhej të kërkojë nga lidershipi i Ukrainës (ndoshta përmes Ministres së Jashtme Olta Xhaçka apo Ministrit të Jashtëm Bujar Osmani) të fillojë bisedimet për të hapë një Zyre Ndërlidhëse të Kosovës në Kiev (ashtu siç e kemi në Athinë), sidomos tani që edhe Shqipëria e hapi Ambasadën e saj aty, dhe ka një bashkim të të dyja shteteve (Kosovë e Ukrainë) në polin anti-Rusi.

Kosova nuk e kapitalizoi aspak vendimin e Serbisë për mosvendosje të sanksioneve ndaj Rusisë, dhe ky mbase do jetë momenti i fundit për të filluar.

Lajme të ngjashme