Ish-komandanti i UÇK-së aderon në PDK, mirëpritet nga Hamza
Ish-komandanti i Brigadës 124 të UÇK-së, ish-atasheu ushtarak në Zagreb, Skënder Hoxha, ka aderuar në PDK.
Parmes një postimi në Facebook, Bedri Hamza tha se Hoxha për dekada ka qenë pjesë e rrugëtimit të Kosovës nga lufta çlirimtare deri te ndërtimi dhe forcimi i institucioneve të sigurisë së shtetit.
“Për kontributin e tij është nderuar edhe me Medaljen e Karrierës. Sot, më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për njerëz me integritet, përvojë dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie. Mirë se vjen, Kolonel!”, ka shkruar ai.