Ish-komandanti i Njësisë Speciale të UÇK-së: Ushtari 21-vjeçar ndërroi jetë në duart e mia - NACIONALE

Ish-komandanti i Njësisë Speciale të UÇK-së: Ushtari 21-vjeçar ndërroi jetë në duart e mia

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-Komandanti i Njësisë Speciale të UÇK-së, Bekim Shyti ka thënë se UÇK-ja duhet të lartësohet dhe se sipas tij kush e fyen nuk është shqiptar.

“Adnani ka qenë 21 vjec kur ka ndërru jetë ne duar të mija, dhe kur i kujtojë ato momente janë pak të vështira, mundohemi me u përmbajt por është njerëzore…”

Shyti thotë se dëshmorët që kanë dhënë jetën, janë shembull se sa duhet të bëjmë vendin.

“Familja Jashari, familja Haradinaj, Lladrovci, familja Pajazitaj e shumë familje te tjera që mos të hymë në hak janë shembulli më i mirë se sa duhet të bëjmë për vendin tonë, dhe të kemi kujdes se sa here që e fyejmë UÇK-në, i fyejmë qato familje”, u shpreh ai në video-podcastin e Periskopit.

Lajme të ngjashme