Ish-komandant “Kobra” flet për Betejën e Koshares: Dy shqiptarë kanë luftuar në anën e serbëve
I njohur si komandant “Kobra”, Naser Vllasi ka folur për Betejën e Koshares, duke treguar detaje të padëgjuara më parë.
Ndërsa kanë kaluar 24 vjet nga kjo betejë, Vllasi duke folur në Pressing, T7, ka thënë se ka pasur edhe shqiptarë që kanë luftuar në anën e serbëve .
“Në anën e serbëve kanë shërbyer edhe dy shqiptarë. Kanë qenë në shërbim të rregullt, që ata i kanë quajt në thonjëza “të ndershëm”. Për atë ditë në patrollim, njëri me mbiemër Berisha dhe një me mbiemër Maxhuni, i cili është vrarë. Kjo nuk është për mu habit,”- është shprehur Vllasi.
Më tej, ai ka thënë se serbët mundohen ta paraqesin situatën sikur nuk kanë pasur ushtri në betejë, për shkak të humbjes që kanë pësuar.
“Serbët e zvogëlojnë numrin dhe mundohen të paraqesin vetëm ata ushtarë që nuk kanë qenë të rregullt dhe të rinjë, gjoja se nuk kanë pasur ushtari atje. Por realiteti është ndryshe. Ushtarë elitë serbë kishin marrë pjesë në atë betejë. Dhe humbën,”- ka thënë ai.
