Ish këshilltari Sahiti: Parkingu nëntokësor në Prishtinë rëndon xhepin e qytetarëve
Ish-këshilltari, Leutrim Sahiti ka reaguar lidhur me çmimet në Parkingun Nëntokësor në Prishtinë.
Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se sipas informatave që qarkullojnë nëpër medie hapsirën të cilën ua ofrojnë qytetarëve me pagesë prej 15 euro brenda ditë, dikur ka qenë hapsirë publike e qytetarëve, studentëve e të rinjve.
“Ua morën hapësirën publike qytetarëve, studentëve e të rinjve, premtuan që do të ruhen drunjtë por dështuan dhe tani të njejtën hapësirë ua ofrojnë qytetarëve në shfrytëzim për parking me një kosto rreth 15 euro brenda ditës (sipas informatave që po qarkullojnë në medie)”, ka shkruar Sahiti në Facebook.
Aqi tutje ka thënë se kjo pronë është publike dhe si e tillë do të duhej të ishte në shërbim të qytetarëve dhe kështu të krijonin lehtësira për qytetarët dhe jo të rëndojnë xhepin e tyre.
“A janë të vetëdijshëm që kjo pronë është publike dhe si e tillë do të duhej të ishte në shërbim të qytetarëve dhe kështu të krijonin lehtësira për qytetarët dhe jo të rëndojnë xhepin e tyre”, përfundon statusi i tij.