Ish-këshilltari i Thaçit: Specialja mori një listë të “viktimave” nga Serbia për t’i akuzuar krerët e UÇK-së
Artan Behrami, ish-këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar pasi Gjykata Speciale publikoi një listë me emrat e atyre që pretendohet të jenë viktima në rastin e ish-krerëve të UÇK-së.
Behrami përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se kjo është një listë e vjetër e marrë nga Serbia.
“Sot del Gjykata Speciale me një listë të vjetër të “vitikamave” që e ka marrë copy-paste nga Serbia për të akuzuar padrejtësisht krerët e UÇK-së!” – ka thënë ai.
Derisa më lartë përmendi kryeministrin Albin Kurti që pranoi planin evropian, ai tha: “Të dy ngjarjet e kanë të njëjtin qëllim: rishkrimin e historisë së luftës në Kosovë”.
Postimi i plotë i Behramit:
Dy ditë më parë, kryeministri Kurti përmes planit franko-gjerman, pranoi amnistinë për krimet e luftës në Kosovë.
Sot del Gjykata Speciale me një listë të vjetër të “vitikamave” që e ka marrë copy-paste nga Serbia për të akuzuar padrejtësisht krerët e UÇK-së!
Të dy ngjarjet e kanë të njëjtin qëllim: rishkrimin e historisë së luftës në Kosovë!
