Ish-këshilltari i Thaçit nostaligjik: Ai duhej të ishte në varrimin e Abes - NACIONALE

Ish-këshilltari i Thaçit nostaligjik: Ai duhej të ishte në varrimin e Abes

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shteti i Japonisë po mban një ceremoni zyrtare në nderim të kryeministri Shinzo Abe, që u vra muaj më parë gjatë një fjalimi në fushatën zgjedhore.

Atje po qëndron z.Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, bashkë me vartësin e tij, Hekuran Muratin.

Për ceremoninë e Abes ka shkruar edhe Ismail Syla, ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi.

Me një dozë të nostalgjisë, Syla ka shkruar se Thaçi duhej të ishte i pranishëm në varrimin e Abes, me të cilin, siç ka shkruar Nacionale, Thaçi kishte një miqësi interesante.

“Sot, Japonia me nderime shtetërore, që nuk po kalojnë pa kundërthënie, i jep lamtumirën e fundit kryeministrit Abe. Presidenti Thaçi do të duhej të ishte i pranishëm...”, shkroi Syla.

Lajme të ngjashme