Ish-këshilltari i Thaçit i kritikon programet e vitit të ri: U përngjajnë dasmave - NACIONALE

Ish-këshilltari i Thaçit i kritikon programet e vitit të ri: U përngjajnë dasmave

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Blerim Shala, ish-këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, përmes një shkrimi të publikuar në Klan Kosova, ka kritikuar përmbajtjen e emisioneve të vitit të ri, që u shfaqën në këto dy ditët e fundit.

Sipas Shalës, që është një nga emrat më të njohur të publicistikës kosovare, e vetmja gjë që nuk ka ndryshuar në 50 vitet e fundit, është “mënyra se si televizionet tona e përgatisin programin e ndërrimit të motmotve”.

Tutje, përmes një ironie, Shala ka shkruar se këto emisioni u përngjajnë dasmave.

“Në një mënyrë apo tjetrën, këto programe televizive, i përngjajnë, dikush mund të thotë madje që janë riprodhim i plotë, i dasmave tona. Realisht, dallimi i vetëm është që në dasma nuk ka shkëputje publicitare. Dhe në dasma, ushqimi dhe pijet, natyrisht, servohen prej nikoqirit të saj.” – shkroi ai.

“Në këtë kontekst, shumëkush mund të shtojë këtu që dasmat televizive që na shfaqen në çdo fundvit, janë një lloj rituali për ta mëshiruar disi ndaj nesh vitin e ri, apo, kohën tjetër me të cilën do të ballafaqohemi në ditët, javët dhe muajtë vijues.” – shtoi Shala.

Lajme të ngjashme