Ish-këshilltari i Kurtit kritikon Liburn Aliun: Duhet ndjekur penalisht
Liburn Aliu, ministër i Infrastrukturës, ka dhënë dje një deklaratë të çuditshme në emisionin “Zanat” në T7.
Ai deklaroi se është ministër i një qeverie të një shteti të përkohshëm.
Në lidhje me këtë deklaratë, ka reaguar Durim Berisha, jurist, i cili dikur e këshillonte edhe kryeministrin Albin Kurti.
Sipas Berishës, Aliu duhet të ndiqet penalisht.
“E perkohshme eshte vetem mundesia e Liburn Aliut dhe Hysen Durmishit me e vjedhe parane e popullit. Ndersa budallaku dhe poshtersia e tyre e perhershme.
Deklarata per zhberje te rendit kushtetues duhet ndjekur penalisht. Blerim Isufaj topin ne penalti e ki” – shkroi ai në Facebook.