Ish-këshilltari i Besnik Bislimit e godet Thaçin në përvjetorin e pavarësisë: E lavdëron Veton Surroin
Në përvjetorin e 16-të të pavarësisë, eksponentë të lidhur në një mënyrë a tjetrën me pushtetin, kanë vazhduar ta sulmojnë Hashim Thaçin, ish-kryeministër e president i Kosovës.
Në një postim në rrjetin social X, ish-këshilltari i Besnik Bislimit, Mehdi Sejdiu, zgjodhi ditën e pavarësisë të merret me Thaçin që aktualisht është në Hagë.
Sejdiu ia mohon meritat Thaçit për shpalljen e pavarësisë. Nuk flet për UÇK-në, por deklaron se ai vetëm e lexoi deklaratën.
“Diçka për rolin e Thaçit në shpalljen e pavarësisë. Thaçi u bë kryeministër me 9 janar 2008, pra 1 muaj e 8 ditë para shpalljes së pavarësisë që tashmë ishte vendosur në Negociatat e Vjenës ku ai si opozitar ishte pasiv. Role kyçe në atë grup kishte Presidenti Sejdiu e KM Çeku”, shkroi ai.
Më vonë, Sejdiu kritikonte Thaçin sa i përket kohëzgjatjes së dialogut. Këtu ai e lavdëron Veton Surroin,.
“Psh. në këto raporte @VSurroi si opozitar i partisë ORA, ka pasë qëndrime të kjarta se duhet të ketë afate të qarta se kur përfundojnë negociatat në Vjenë. Perderisa fokusi i Thaçit ishte të kritika e qeverisë. Këto i gjeni në raportet 🇺🇸 të Wikileaks në atë kohë”, shkruan ai.
Ai madje, përmend një deklaratë të ndërmjetësuese Ashton lidhur me dialogun, por askund nuk e publikon as linkun e as dokumentin.
“Sipas Ashton që ndërmjetësonte ato negociata, ishte pikërisht Thaçi ai që bindi Clintonin që të niset Dialogu, sipas tij në këtë Dialog përfundimisht do të zgjidhej çështja 🇽🇰🇷🇸. Kosova sot e asaj dite është në këtë qorrsokak të dialogut të futur nga Thaçi e mirret me asosacione”, shkruan Sejdiu.
Sipas Ashton që ndërmjetësonte ato negociata, ishte pikërisht Thaçi ai që bindi Clintonin që të niset Dialogu, sipas tij në këtë Dialog përfundimisht do të zgjidhej çështja 🇽🇰🇷🇸. Kosova sot e asaj dite është në këtë qorrsokak të dialogut të futur nga Thaçi e mirret me asosacione
— Mehë (@mehdisejdiu) February 18, 2024
Diçka për rolin e Thaçit në shpalljen e pavarësisë. Thaçi u bë kryeministër me 9 janar 2008, pra 1 muaj e 8 ditë para shpalljes së pavarësisë që tashmë ishte vendosur në Negociatat e Vjenës ku ai si opozitar ishte pasiv. Role kyçe në atë grup kishte Presidenti Sejdiu e KM Çeku. pic.twitter.com/8m8oTIqjKs
— Mehë (@mehdisejdiu) February 18, 2024