Ish-hetuesi policor e lidh heqjen e fletarrestimit për Radoiçiqin me “kartelin e drogës” - NACIONALE

Ish-hetuesi policor e lidh heqjen e fletarrestimit për Radoiçiqin me “kartelin e drogës”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Murat Mehmeti, ish-hetues policor në pjesën veriore të Kosovës, ka dhënë një deklaratë të fortë në RTV Dukagjini në lidhje me Milan Radojiçiqin, ish-nënkryetar i Listës Serbe që e pranoi organizimin dhe udhëheqjen e sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit.

Mehmeti ka deklaruar se Radojiçiqi është i lirë për shkak të gabimeve të institucioneve kosovare. Tutje, ai ka bërë një aludim, duke theksuar se liria e Radojiçiqit “duhet të kërkohej te kartela e drogës”.

“Ai është në liri për shkak të gabimeve tona. Liria e tij duhet të kërkohej te kartela e drogës. Nëse dikujt i intereson me qit në rrugë, unë e qes, pse ai është i lirë. Nëse hulumtohet kartela e drogës, kokainës, lëvizjet e kosovarëve në Kopaonik, kush po shkon, kush po takohet, kem me gjet kush e ka liruar, po flas kush e ka liruar. Jo me shku nga Gjilani, këndej nga Vushtrria” – ka deklaruar ai, transmeton Telegrafi.

Lajme të ngjashme